Ibrahimovic rezulton pozitiv me koronavirus
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Skuadra e Milanit iu nënshtrua testeve për koronavirus gjatë ditës së djeshme para ndeshjes me Bodo/Glimt, e vlefshme për rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Pasi Leandro Duarte rezultoi pozitiv në testin e parë, Rossonerët tashmë kanë marrë përgjigjen e testeve të dyta dhe një tjetër lojtar i tyre është i infektuar me koronavirus. Ai është Ibrahimovic.

Kujtojmë se 38-vjeçari realizoi dy gola në fundjavë ndaj Bolognas dhe vetëm pak ditë më pas, ai duket se është infektuar me COVID-19.

Milan luan sonte përballjen me skuadrën modeste nga Norvegjia, me fillim nga ora 20:30.
Shtuar më 24/09/2020, ora 15:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori