Zlatan Ibrahimovic ashtu si te Interi, nis lojën e “tekave” që synon
rinovimin e kontratës, sigurisht me përmirësim ekonomik të saj. Të paktën ky mund të jetë synimi i agjentit të famshëm të tij, Mino Raiola që ka filluar deklaratat e zakonshme që vënë në diskutim të ardhmen e
sulmuesit:
Çdo ditë marr oferta për Ibrën dhe nuk mund të jap siguri për qëndrimin e tij te Milani. Real Madridi do të ishte një sfidë shumë interesante për sulmuesin...” Fjalë që kujtojnë historinë e suedezit te Interi kur 1 vit para se të largohej nga zikaltërit, mori rritjen e pagës, që e bënte më të paguarin në botë atë
sezon.
Duket se fjalët e Raiolës kanë vënë ne lëvizje drejtuesit e klubit, që siç raporton “Gazzetta dello Sport”, po bëjnë gati
rinovimin me 2 vjet të kontratës së
sulmuesit (aktualja i skadon në 2014) dhe përmirësim të pagës, nga 12 mln Euro neto në
sezon në 13 milionë. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2012,
ora 09:29