Ibrahimovic: Tani edhe zyrtarisht mund të fillojë Kupa e Botës
Pëlqej
Ish sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, është rikthyer në rrjetet sociale me shakatë e tij të mrekullueshme.

Ibra, i cili nuk do të jetë pjesë e Kupës së Botës pasi nuk është ftuar nga Suedia, ndodhet në Rusi dhe ka bërë një foto me agjentin e tij, Mino Raiola, duke shkruar me shaka në Facebook: “Tani edhe zyrtarisht mund të fillojë Kupa e Botës”.

Rusia dhe Arabia Saudite po luajnë dhe është minuta e 50'-të. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 18:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori