Zlatan Ibrahimoviç po shtyn për një rikthim në kampionatin italian dhe "u ka shkelur syrin" klubeve si Interi e Napoli, ndërsa për të komentuar shanset që suedezi të riveshë fanellën zikaltër, është pyetur ish-presidenti i milanezëve, Massimo
Moratti.
"Po të isha unë president, ndonjë çmenduri mund ta kisha bërë. Megjithatë
duhen ruajtur ekuilibrat dhe respektuar futbollistët që janë aktualisht. Janë shumë situata që
duhen marrë në konsideratë, para se të ndodhë diçka", deklaroi
Moratti.
Më pas ish-numri 1 i klubit zikaltër foli me superlativa edhe për punën që po bën Antonio Conte nën drejtimin e ekipit, duke e cilësuar Interin si një kandidat serioze për
titullin kampion.
"Conte dihej që ishte një trajner shumë i zoti dhe po punon mjaft mirë me Interin. Juventusi ka shumë cilësi, por zikaltrit po tregojnë nga java në javë, se janë në gjendje që të luftojnë për
titullin kampion", u shpreh Massimo
Moratti.
Shtuar më 21/10/2019,
ora 20:05
Warning: include_once(/home/admin/web/albeu.com/public_html/a/incl/cache.php): failed to open stream: No such file or directory in
/home/admin/web/albeu.com/public_html/vPanel/vmod_reklama/pergatit_cache.php on line
2
Warning: include_once(): Failed opening '/home/admin/web/albeu.com/public_html/a/incl/cache.php' for inclusion (include_path='.:/usr/share/pear:/usr/share/php') in
/home/admin/web/albeu.com/public_html/vPanel/vmod_reklama/pergatit_cache.php on line
2
Warning: file(/home/admin/web/albeu.com/public_html/a/vPanel/tmp/reklame_lajme.txt): failed to open stream: No such file or directory in
/home/admin/web/albeu.com/public_html/vPanel/vmod_reklama/pergatit_cache.php on line
4
Warning: Invalid argument supplied for foreach() in
/home/admin/web/albeu.com/public_html/vPanel/vmod_reklama/pergatit_cache.php on line
6