Zlatan
Ibrahimovic e ka bërë startin e tij të parë që kur u rikthye te Milani.
Edhe pse 38-vjeçari nuk arriti të shënonte gol, ai arriti të asistonte në golin e fitores të shënuar nga Ante Rebic në minutën e 93-të.
Ibra përfitoi nga kjo
fitore pasi sipas Opta Paolo suedezi është bërë lojtari më i shpejtë që i arrin 150
fitore në ligën italiane.
Ndeshja ndaj
Udineses ishte për të e 222-ta, duke e lënë pas vetes kështu legjendën e Interit Esteban Cambiasson.
Argjentinasit kishte fituar 150 ndeshje në 230 paraqitje të zhvilluar, ndërsa
Ibrahimovic e arriti këtë me 222 sosh.
Shtuar më 19/01/2020,
ora 22:36