Ibrahimovic zgjedh trajnerin më të mirë me të cilin ka punuar
Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic ka rrëfyer sot se ka punuar me shumë trajnerë të mëdhenj në karrierën e tij. Por i pyetur se cili prej tyre është më i miri, sulmuesi 37-vjeçar tregon se për Fabio Capello ka respekt të veçantë dhe e konsideron si më të mirin nga të gjithë (bashkë kanë qenë te Juventusi).

"Unë mund të flas për të gjithë trajnerët me të cilët kam punuar, por Fabio Capello qëndron mbi të tjerët. Ai më thoshte: Ti duhet të shënosh gola për mua, në të kundërt, nëse nuk shënon, atëherë do të ulesh dhe qëndrosh në stol", tha Ibrahimovic, që luan në Amerikë me LA Galaxy.

"Më ka pëlqyer kjo gjë te Fabio, ishte i drejtëpërdrejtë. Nuk më pëlqejnë njerëzit që thonë "ti je më i miri, sa lojtar i mrekullueshëm që je". Nuk dua të dëgjoj gjëra që tashmë unë i di. Preferoj dikë që të lëshojë zjarr mbi trupin tim", u shpreh Zlatan Ibrahimovic. Me fanellën bardhezi, Zlatan realizoi 26 gola në 92 ndeshje. /albeu.com/

Shtuar më 20/03/2019, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori