Ibrahimovic zgjidhet Futbollisti i Vitit në Suedi! Trajneri i kombëtares e fton ta telefonojë (FOTO LAJM)

Zlatan Ibrahimovic ka fituar sërish! Sulmuesi kuqezi zgjidhet Futbollisti i Vitit në Suedi (hera e 12-të).

Mirënjohje e pashmangshme për sulmuesin e Milan, që është duke mrekulluar në Serie A por renditet edhe mes sulmuesve me mesatare golash më të lartë në Europë (10 gola në 6 ndeshje në kampionat).

Sakaq, vetë sulmuesi 39-vjeçar ka falënderuar për çmimin e fituar, duke rikthyer kështu harmoninë në raportin mes tij dhe Suedisë, që ishte “lëkundur” pak për shkak të postimit të tij në rrjetet sociale me fanellën e Suedisë.


Në fakt, sikur të mos mjaftonte, sot trajneri i Suedisë doli me një deklaratë të fortë.

Trajneri suedez, Andersson, për Aftonbladet tha: “Nuk mund të them se jam kaq i befasuar. Nëse jam, do të thotë se keni menduar se ai nuk mund ta bëjë atë ”.

“Unë jam patjetër i impresionuar dhe i goditur nga uria e tij dhe cilësia e madhe që ai ende ka në gjithçka që bën. Ai është një atlet mbresëlënës dhe është gjithashtu futbollisti më i mirë suedez i të gjitha kohërave”.

Për një kthim të mundshëm në ekipin kombëtar ai sqaroi: “Nëse ai dëshiron të kthehet për të luajtur për Suedinë, thjesht të më telefonojë. Në atë rast unë do të merrem me të”.
Shtuar më 24/11/2020, ora 22:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori