Ibrahimoviq i sjell titullin Interit
Albeu.com
Interi ka arritur të shënojë fitore prej 2-0 ndaj Parmës, me të dy golat e shënuar nga Zlatan Ibrahimoviq, fitore që i solli edhe titullin e tretë në radhë.Interi ka arritur të shënojë fitore prej 2-0 ndaj Parmës, me të dy golat e shënuar nga Zlatan Ibrahimoviq, fitore që i solli edhe titullin e tretë në radhë, derisa Roma që ishte kërcënimi i vetëm, ka dështuar të shënojë fitore, duke barazuar 1-1 në fushë të Catanias.
Pjesa e parë e ndeshjes mes Parmës, që ishte në rrezik për të eliminuar, dhe Interit që rrezikonte titullin, përfundoi pa gola, rezultat që ishte në favor të Romës që në pjesë të parë avancoi me rezultat 1-0 ndaj Catanias, me golin e hershëm të shënuar nga sulmuesi malazez Mirko Vucinic (8').

Por, zikaltrit u rikthyen në lojë në pjesën e dytë, duke shënuar dy herë për sulmuesit të rikthyer Zlatan Ibrahimoviq. Suedezi u fut në ndeshje si zëvendësim i Cesar në minutën e 51-të të ndeshjes, ndërsa shënoi të dyja golat e fitores (62' dhe 79'). Ndërkaq Roma nuk arriti të ruajë avantazhin, pasi që pësoi gol pesë minuta para fundit të ndeshjes. Golin për Catanian e shënoi Martinez (85').

Parma mbetet në mesin e tre ekipeve të fundit të tabelës që do të largohen nga Serie A, derisa Catania arrinë të mbijetojë një pozitë më lartë.

Nga ndeshjet tjera të sotme, që ishte xhiroja e fundit, Milan është rikthyer pas disavantazhit minimal prej 1-0 në pjesë të parë, në ndeshjen si nikoqir i Udineses, duke fituar në fund ndeshjen me rezultat 4-1. Për Udinesen shënoi Mesto pas 32 minutash lojë, derisa për rosonerët Pato barazoi 3 minuta pas fillimit të pjesës së dytë (48'), ndërsa avantazhin e parë e solli Inzaghi (59'), i cili më pastaj huqi edhe një penalti.

Në listën e golashënuesve u shënuan edhe Cafu (79'), për të cilin kjo ishte edhe ndeshje përshëndetëse, si dhe Seedof (88'). Me gjithë fitoren, Milani do të garojë vitin e ardhshëm vetëm në Kupën UEFA, pasi që fitore ka shënuar edhe Fiorentina si mysafir i Torinos, me golin e vetëm të shënuar nga Osvaldo (76'), fitore që e mban këtë ekip në pozitën e katërt, që e dërgon këtë ekip në kualifikimet për në Ligën e Kampionëve. (telegrafi)
Shtuar më 18/05/2008, ora 23:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori