Icardi braktis Interin, nuk u premton më besnikëri si më parë
Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, nuk i garanton tifozëve të Interit se do të qëndrojë edhe nëse ata nuk kualifikohen në Champions. Ai e pranon se nuk ende nuk e di se çfarë mund të servojë e ardhmja.

“100 gola me Interin në Serie A? Jam i lumtur të shkruaj vetën në historinë e një klubi si Interi”, ka thënë Icardi për Ole.

“Është një burim krenarie për mua që kurrë nuk kam mundur ta imagjinoja. Nuk është lehtë t’i arrish këta numra në Itali, falënderoj të gjithë bashkëlojtarët që e bën të mundur”.

“Si është të bëhesh kapiten i Interi kaq i ri? Ishte rezultat i punës time në klub dhe përkushtimit”.

“Liga e Kampionëve? Gjërat nuk shkuan siç shpresuam më parë, por unë jam gjithmonë optimist dhe jam i sigurt që Interi së shpejt do të jetë atje ku meriton të jetë”.

“Thashethemet e tregut të transferimeve? Është gjithmonë bukur të vlerësohesh dhe mendoj se është si pasoj e rritjes time”.

Interi gjithmonë ka qenë klubi im. Kur isha i voglën gjithmonë e kam zgjedhur në PlayStation. Gjithmonë luaja me Interin, ja pse më pëlqen të luaj këtu dhe vendosa të qëndroj këtu”.

“Madridi dhe Chelsea? Jam shumë i qetë dhe gjithmonë fokusohem në objektivat e me dhe të skuadrës”.

“Nuk mund të parashikoj të ardhmen dhe për këtë e shijoj të tashmen dhe jap më të mirën”.

“A planifikon të qëndrosh te Interi? Siç thash, nuk e di se çfarë sjell e ardhmja. E tashmja është këtu”, ka shtuar Icardi. /albeu.com/

Shtuar më 25/04/2018, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori