E FUNDIT/ Sulmohet Tom Doshi në Shkodër
Icardi "ditë të zeza" me Interin, por grumbullohet nga Argjentina
Te Argjentina ka ardhur momenti i Mauro Icardit. Kapiteni i Interit përjashto ndonjë të papritur të orëve të fundit sipas të gjitha gjasave do të grumbullohet nga përfaqësuesja albiceleste për 2 sfidat miqësore të muajit Qershor ndaj Brazilit dhe Singaporit.

Trajneri i ri Jorge Sampaoli i cili pritet të emërohet zyrtarisht ditët në vijim e ka përfshirë kapitenin e Interit në listën e të grumbulluarve me Icardin që në këtë mënyrë do të ketë mundësi të tregojë vlerat e tij edhe te Argjentina.

Bëhet fjalë për një rikthim të 24-vjeçarit te 2-herë kampionët e Botës. Icardi është grumbulluar për herë të parë nga Argjentina në vitin 2013, me përfaqësuesen albiceleste që në atë periudhë drejtohej nga Sabella.

Maurito debutoi në minutat finale të sfidës ndaj Uruguay por që nga ajo periudhë nuk është grumbulluar dhe kjo nuk ka patur lidhje me paraqitjet e tij por me cështjet jashtë fushës së blertë.
Shtuar më 16/05/2017, ora 14:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori