Icardi flet i zemëruar, kujt ia lë fajin ylli i Interit
Barcelona ka arritur të mposhtë Interin në "Camp Nou" me rezultat 2:0, ndeshje kjo e vlefshme për Champions League.

Mauro Icardi ishte i zemëruar me paraqitjen e pjesës së parë të Inter-it.

“Mendoj se diferencën sot e bëri pjesa e parë, ku nuk luajtëm në standardin e Inter. Lamë shumë hapësira dhe i lejuam të kontrollonin lojën." ka thënë Icardi.

“Në pjesën e dytë, bëmë më mirë dhe detyruam Barça-n të bënte pasime të gabuara, por duhet të kishim bërë më shumë me mundësitë e krijuara.Nuk jam shumë i lumtur me paraqitjen, sepse mund ta kishim nisur mirë që nga minuta e parë. Tani duhet të bëjmë një paraqitje të madhe në San Siro dhe të marrim pikët.E dinim që do të ishim ndaj një ekipi të klasit botëror që ka fituar gjithçka në vitet e fundit. Nëse i lejon të shënojnë, bëhet e vështirë të rikuperosh.” ka përfunduar ai./albeu.com/
Shtuar më 25/10/2018, ora 08:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori