Icardi harron fitoren, ku shkoi heroi i Interit pas ndeshjes (VIDEO)
Pëlqej
Sulmuesi dhe kapiteni i Interit, Mauro Ikardi konfirmohet sërish deciziv në derbin e Milanos.

Por këtë herë fitorja ka edhe një shije më të bukur, duke qenë se ajo erdhi me goditjen e fundit, në minutën e 92-të të ndeshjes.

Sulmuesi argjentinas fluturon mbi Muzakion dhe mposht një Donaruma të pavendosur në dalje.

Numri 9 ngriti "San Siro-n" në këmbë.

Pas ndeshjes festa ishte e madhe, por në një moment, Ikardi është shkëputur nga ekipi dhe ka vrapuar për te bashkëshortja e tij, Uanda duke i dhënë një puthje pasionante.

Pamjet kanë bërë edhe xhiron e internetit.
Shtuar më 22/10/2018, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori