Icardi: Kam blerë shtëpi në Milano për të qëndruar tek Interi
Pëlqej
Interi pas fitores me Lazion arriti të siguroj biletën për në Champions League, deh tashmë do të luaj në kompeticionin më të rëndësishëm të klubeve në Europë.

Edhe lojtarët e skuadrës "zikaltëre" janë shumë të kënaqur me këtë rezultat, ku edhe sulmuesi Maouro Icardi që u përfol se do të largohej, ka shprehur dëshirën e tij të madhe për të qëndruar tek skuadra e Interit.

Madje Icardi thotë se ka blerë edhe shtëpiMilano për të qënë sa më pranë klkubit "Zikaltër".

“Tani do të flas me klubin, për të gjetur zgjidhjen më të mirë dhe do të vendosim së bashku. Por, ju e dini dëshirën time që është të qëndroj. Jam fansi numër një i Interit" ka deklaruar Icardi.

"Kur të jetë gati shtëpia e re në Milano, do të kemi një mbrëmje festive. Fakti se kam blerë shtëpi të re në Milano, është një sinjal”, shtoi më pas Icardi. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2018, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori