E FUNDIT/ Shënohet viktima e 10 nga koronavirusi në Shqipëri
Icardi kthehet problem edhe te PSG-ja
Një vit pas ngjarjeve te Interi ku humbi shiritin e kapitenit dhe vendin e titullarit, Icardi duket se nuk ka zënë mend dhe tani është kthyer në problem edhe te PSG-ja.

Sipas të përditshmes spanjolle "AS", në radhët e parisienëve ka shpërthyer një çështje e mirëfilltë në lidhje me argjentinasin dhe një përplasje të tij me trajnerin Thomas Tuchel.

Situata ka nisur nga qëndrimi në pankinë i lojtarit për ndeshjen ndaj Borusia Dortmund, fakt që nuk i ka pëlqyer shumë atij, pasi pretendonte të ishte në fushë meqë po kalonte një formë të mirë.

Situata është përshkallëzuar të nesërmen e humbjes, kur Icardi zgjodhi të festonte 27-vjetorin e tij bashkë me Cavanin e Di Marian, duke injoruar udhëzimet e klubit që kishte dashur të evitonte shfaqje të tilla pas disfatës në Ligën e Kampioneve.

Sipas mediave spanjolle, kjo sjellje mund të ndryshojë plotësisht idetë e PSG-së për të ardhmen e futbollistit, i cili dukej sikur kishte fituar kontratën e tij afatgjatë me këtë klub, që po bëhej gati të blinte kartonin e tij nga Interi.
Shtuar më 24/02/2020, ora 08:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori