Icardi largohet nga Interi? Çfarë zbulon Wanda Nara
Prej disa kohësh tek Interi po përflitet për një largim të mundshëm të bomberit të skuadrës, Mauro Icardi.

Sikur të mos mjaftonte kjo, zërat e pakënqaësisë i ka shtuar edhe agjentja njëkohësisht bashkëshortja e Icardit, Wana Nara.

Ajo u ankua se gjëra të këqija janë thënë nga brenda klubit në lidhje me vazhdimin e kontratës së Icardit, bisedimet për të cilin po vazhdojnë duke u zvarritur

“Unë nuk e kam përmendur ripërtëritjen. Kur klubi më thirri, ishte që ne të njiheshim më mirë dhe të flisnim për gjëra tjera”, tha Wanda.

“Dua që Mauro të mbrohet më shumë nga klubi sepse nganjëherë gjëra të këqija po dalin nga brenda. Prioriteti është Interi: Nuk jemi në për ngut, sepse ai i ka edhe dy vite të mbetura në kontratë”, theksoi ajo. /albeu.com/


Shtuar më 11/02/2019, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori