Icardi luan ndeshjen e 200 për Interin
Mauro Icardi do të luajë ndeshjen e 200-të për Interin sonte në të gjitha kompeticionet.

Kapiteni i Nerazzurrit do të startojë sonte kundër PSV, pasi është rikuperuar nga një lëndim i vogël, derisa do të luaj sonte ndeshjen e tij të 200-të. Argjentinasi ju bashkua Interit nga Sampdoria më 2013 dghe është në mes të sezonit të tij të gjashtë me klubin.

Deri me tani ai ka shënuar 118 gola, një statistikë e mirë kjo për të. Ai ka fituar dy herë titullin e golashënuesit më të mirë në Serie A, edhe se në të dy rastet ai e ka shkëmbyer çmimin me dikë tjetër, fillimisht me Luca Tonin dhe pastaj me Ciro Immobile.

Më interesante është se Icardi nuk ka luajtur asnjë minutë në Champions League këtë sezon, por deri me tani ka shënuar tri gola. Ai ka shëuar 29 gola në 34 ndeshje të serie A sezonin e kaluar, kurse sivjet ka shënuar 8 nga 12 paraqitje.
Shtuar më 11/12/2018, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori