Icardi, me këmbë në tokë: Edhe vjet ishim në krye, por nuk fituam gjë
Interi mori tri pikë të arta mbrëmë ndaj Atalantës duke iu afruar ndjeshëm Napolit të vendit të parë, por kjo nuk e kënaq Icardin, i cili ka qenë lojtari deciziv i këtij sezoni.

"Luajtëm mirë dhe morëm tri pikë. Edhe sezonin e shkuar ishim në krye të tabelës, por më pas ramë. Kjo nuk duhet të na vetëkënaqë, por duhet të luajmë mirë dhe të shohim çdo të ndodhë në muajt në vijim"., u shpreh Icardi.

Interi fitoi me dy gola mbrëmë ndaj Atalantës së Berishës me dy gola të shënuar në pjesën e dytë pikërisht nga Icardi. /albeu.com/

Shtuar më 20/11/2017, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori