Icardi: Më rrisni pagën ose largohem nga Interi
Pëlqej
Klubi italian i Interit ka njoftuar se ka ofruar për Mauro Icardin një kontratë të re me vlerë rreth 8 milionë euro në vit duke përfshirë bonuse.

Por mësohet se Wanda Nara, e cila është bashkëshortja njëkohësisht edhe agjentja i Icardit, ka kërkuar një shumë më të lartë përndryshe do të largohej nga klubi.

Plotë 9 milion euro kërkon agjentja e Icardit si rrogë sezonale për futbollistin.

"Një kontratë të re ose e lëmë Interin" ka deklaruar Wanda.

Sipas "La Gazzetta dello Sport", është bërë një propozim për të rritur klauzolën e lirimit prej 110 deri 150 milion euro dhe për të ngritur pagën e tij por ende nuk kanë arritur të akordohen me lojtarin. /albeu.com/

Shtuar më 09/06/2018, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori