Icardi mesazhe dashurie Interit: Gjashtë vite në shtëpi
Fotografia e portretizon në plan të parë, të ulur, me në sfond fanellat e veshura me Interin: atë me numrin 9, që në mendjen e tifozëve interistë është vetëm “e tija”. Ajo e kapitenit, Mauro Icardi. “Gjashtë vite në shtëpi”, ka shkruar argjentinasi në “Instagram”.

Fjalë dashurie për Interin. Që edhe një herë u mbështet te Mauro për t’u ringritur në kampionat e për të ëndërruar në Champions.

Kriza tashmë duket të ketë kaluar: pas sukseseve me Sampdorian, Fiorentinën e Calgiarin, Interi sot në mbrëmje (ora 20:30) do kërkojë fitoren e katërt radhazi në Serinë A. Për këtë pret që Icardi të “zgjohet” edhe në kampionat ku deri tani ka shënuar vetëm një gol (kundër Fiorentinës): kampionatin e kaluar pas të njëjtit numër ndeshjesh ndodhej në kuotën gjashtë rrjeta, megjithëse ka shërbyer katër asiste në katër prezencat e fundit në Serinë A, po aq sa në 49 paraardhëset.

Në prag të transfertës së sotme, disa statistika bëjnë Interin të shpresojë: zikaltrit kanë fituar pesë nga gjashtë ndeshjet jashtë fushe në kampionat (1 barazim), duke mbajtur dy herë portën e paprekur.
Shtuar më 07/10/2018, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori