Icardi: Mund të shkoja te Real Madrid
Në një intervistë për "Futbolista Life", sulmuesi i Interit Mauro Icardi ka rrëfyer disa gjëra shumë interesante në lidhje me karrierën e tij. Fillimisht argjentinasi ka rrëfyer përse zgjodhi pikërisht zikaltrit.

"Ndjehem mirë në Milano. Jam përshtatur shumë me jetën në qytet dhe me Interin. Pa dyshim që të kesh kaq shumë argjentinas në skuadër ma bën jetën më të lehtë. Zgjodha Interin sepse është një klubi i madh, jam me të vërtetë i lumtur që ndodhem këtu", është shprehur Icardi.

Më pas Icardi ka rrëfyer edhe për një akord të munguar me Real Madrid: "Vëzhguesit e Real Madrid flisnin me prindërit e mi. Zgjedhja e asaj kohe ishte personale.Kam kërkuar të rritem fillimisht. Më pas u largova sepse sistemi i Barcelonës nuk do të kishte lehtësuar mbërritjen time në ekipin e parë. Në Masia kam mësuar si luhet futboll. Kam kujtime shumë të bukura". /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2015, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori