Icardi në Kombëtare: Shumë do të varet nga ndeshjet e fundit
"Duhet të vlerësojmë nëse është gati apo jo. Shumë do të varet nga ajo që do të bëjë në ndeshjet e fundit".

Këto kanë qenë fjalët e trajnerit të Argjentinës, Scaloni, për "DirectTVSports" në lidhje me një grumbullim të mundshëm të Mauro Icardi-t me kombëtaren në të ardhmen. Sulmuesi nuk ka luajtur për dy muaj pasi klubi i hoqi shiritin e kapitenit.

Scaloni ka folur edhe për yllin tjetër të Inter-it, Lautaro Martinez. "Është interesant. Duhet të ndihet i vlerësuar, i rëndësishëm. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse luan rregullisht".

"Aguero? Nuk kam asnjë problem me të, niveli i tij është shumë i mirë", ka thënë trajneri i Argjentinës. /albeu.com/



Shtuar më 23/04/2019, ora 20:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori