Icardi përsëri jashtë skuadrës për sfidën me Beneventon
Mauro Icardi ende nuk është i gatshëm të luajë nga fillimi i ndeshjes për Interin.

Zikaltërit do të përballen me Beneventon këtë të shtune ndeshje e vlefshme e Serisë A, me sulmuesin argjentinas që më sa duket do të mungojë përsëri.

Sulmuesi argjentinas nuk është paraqitur për Interin që prej dëmtimit në kofshe në fund të janarit dhe "Gazzetta dello Sport" raporton se Icardi ende po punon veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës së parë.

Megjithatë, gazeta italiane pret që sulmuesi të thirret për këtë ndeshje dhe ta nisë ndeshjen nga stoli. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2018, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori