Icardi-Show, tani vlen 40 milionë euro
Pëlqej
Është përgjigja zikaltër për Jeremy Menez, njeriu i momentit te Milani i këtij fillimsezoni: Mauro Icardi, i cili ka realizuar 6 gola në 4 ndeshjes mes Europa League dhe Serie A, po bind Interin dhe tifozët e tij.

Sulmuesi argjentinas erdhi në Milano pak më shumë se një vit më parë për shumën e 13 milionë eurove, ndërsa tani kartoni i tij vlen 40 milionë euro. Lajmi jepet nga "Corriere dello Sport", që kujton ofertën prej 22 milionë eurosh të Atletico Madrid dhe Monaco të papranuara nga Interi.


Hapi i rradhës është rinovimi i kontratës: futbollisti kërkon 2 milionë euro në sezon (tani merr 900 mijë plus bonuset), ndërsa Interi kërkon të shkojë te kjo shifër gradualisht deri në fund të vitit 2019. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 09:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori