Icardi "shpërthen" ndaj tifozëve të Interit
Humbja e Interit kundër Bolognas nuk është "kapërdirë" nga tifozët "zikaltër" të cilët kanë bërë disa deklarata thë thirrje kundër drejtuesve të ekipit.

Në lidhje me qëndrimet e tifozëve ka reaguar ashpër kapiteni Icardi, i cili bëri një paraqitje mjaftë të dobët.

Në fund të lojës ai donte të linte një mesazh në Instagram. Së pari, me një qasje personale, me folozofinë e duhur drejt suksesit, pastaj një shigjetë për tifozët, që nuk e mbështetën ekipin.

"Ju me gatishmëri pranoni vështirësitë dhe pengesat, si hapa të rëndësishëm në rrugën e suksesit. Nëse nuk na doi kur humbasim, mos na doni edhe kur fitojmë", - ishte statusi i sulmuesit argjentinas, që mbart jo pak filozofi brenda. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2019, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori