Icardi tek Reali vetëm për 40 milion euro?
Situata e Mauro Icardit nuk është aspak e qetë. Argjentinasit iu hoq shirit i kapitenit dy javë më parë dhe ai tashmë nuk ka zbritur në fushë 4 ndeshje radhazi me zikaltrit,shkruan Albeu.com.

Real Madridi kërkon të përfitojë nga situata negative e Icardit duke tentuar të nënshkruajë për 40 milion euro me argjetinasin.

Sipas gazetës spanjolle "Marca", klauzola e lirimit prej 110 milionë eurosh e vlefshme vetëm në dy javët e para të korrikut, dhe kjo mund të jetë një ndër arsyet që numri 9 nuk po rinovon ende kontratën.

Ndërkohë para disa javësh agjentja dhe bashkëshortja e lojtarit, Ëanda Nara, ka thënë për Marca se “nuk është e vërtetë që Mauro nuk ka shkuar në Real Madrid për shkak timin. Kemi një respekt të madh për Realin”. /albeu.com/

Shtuar më 02/03/2019, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori