Icardi tradhëton Wandën, kjo e fundit e "kap mat"
Çifti Mauro Icardi e Wanda Nara ka rënë sot sërish pre e mediave italiane edhe pse këtë herë të rejat në lidhje me dyshen e famshme vijnë nga Argjentina. Prezantuesi i njohur i televizionit argjentinas Angel de Brito, tregon se çifti nuk ka qenë kaq solid në fillimet e tij.

Bëhet fjalë për kohën kur sulmuesi dhe modelja janë njohur. Asokohe Icardi e tradhëtonte Wanda Nara me femra të tjera, por shpejt sulmuesi u kap mat nga bashkëshortja e tij e ardhshme.
Sipas De Brito, sulmuesi mbante një celular “pirat” për të komunikuar me femrat e tjera.

"Kur Mauro dhe Wanda janë njohur, sulmuesi përdorte dy celularë. Një "zyrtar" dhe një "pirat" për të kryer gjëra të tjera. Gjithsesi, një ditë lojtari u "kap mat" nga Wanda Nara, edhe pse në atë periudhë çifti ende nuk ishte martuar. Wanda është nxehur jashtë mase dhe, duke qenë se ishin në një yaht kur e mësoi sekretin, ajo e hodhi në det celularin e dytë të Mauro Icardi". /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2019, ora 19:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori