Ndërroi jetë "heroi" i tyre, Argjentina vjen me vendimin e madh
Icardin dhe një tjetër "big", Milan ëndërron goditjen e dyfishtë në janar
Milan po vazhdon të fluturojë mes kampionatit dhe Europa League.

Skuadra e Pioli-t nuk po gabon asnjë ndeshje dhe tani ka filluar të mendojë edhe për titullin në Itali.

Megjithatë, skuadrës i duhen disa përforcime për të luftuar deri në fund me të mëdhatë e tjera të Serisë A dhe Maldini me Massara-n mund të ndërhyjnë në janar për t’i shtuar armët në dispozicion të Piloi-t.

Objektivi i parë mbetet mbrojtësi i Fiorentina-s, Milenkovic. Klubi i Commisso-s e vlerëson 40 milionë euro serbin, por Milan synon të përfitojë një ulje, duke parë se qendërmbrojtësi nuk do ta rinovojë kontratën që skadon në vitin 2022.

Alternativa e kuqezinjve është një tjetër lojtar i Fiorentina-s, Pezzella, i ndjekur edhe në të kaluarën nga Maldini. Fiorentina kërkon 12-13 milionë euro për argjentinasin.

Një tjetër argjentinas tundon Milan-in. Bëhet fjalë për Mauro Icardi-n. Ish-ylli i Inter-it nuk po gjen shumë hapësira te PSG e Tuchel, me gruan menaxhere Wanda Nara që duket se i ka shkelur syrin Djallit pas derbit të fituar kundër skuadrës së Conte-s.

Icardi do të ishte pasardhësi perfekt i Ibrahimovic ose për të luajtur në krah të suedezit, deri në momentin që ky i fundit nuk do të vendosë t’i thotë lamtumirë futbollit.
Shtuar më 25/10/2020, ora 18:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori