Ide e çmendur: Shkëmbim Lamela-Vuçiniç
A mund të përforcohet një skuadër që fiton pothuajse gjithmonë? Sigurisht që po. Ja përse Juventusi po bën vlerësime të rëndësishme për merkaton verore pa lënë pas dore as merkaton e janarit. Objektivi i parë është Erik Lamela, që dëshiron të largohet nga Tottenham. Për të kanë folur këto ditë administratori i deleguar i bardhezinjve Beppe Marotta dhe drejtori teknik i klubit anglez, Franco Baldini, të cilët janë takuar edhe pse nuk kanë hapur një tratativë zyrtare kanë bërë sondazhin e nevojshëm reciprok nga të dyja palët, për një shkëmbim mes Erik Lamelas dhe Mirko Vuçiniç për muajin Qershor, por që mund të arrihet edhe në janar.

Malazezi në fakt e ka kuptuar se tanimë është një rezervë e Tevez dhe Llorentes dhe do ta pranonte transferimin në Londër. Argjentinasi do të ishte entuziast për një rikthim në Itali për të luajtur me Juventusin.

Lamela është në krye të listës së Contes që është në kërkim të kualitetit në rolin e anësorit ofensiv. Jo rastësisht një tjetër emër i nxehtë është a i Jeremy Menez, që nuk gjen hapësira te Paris Saint-Germain. Por drejtuesit e Juventus, (të cilëve ju pëlqen edhe Nani i Manchester United, për momentin i dëmtuar), po interesohen edhe për Cuadradon, dhe është e mundur që në verë Marotta të bëjë një ofertë tunduese për gjysmën e kartonit të futbollistit që i përket Udineses. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2014, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori