Ideja më e re e Interit është mbrojtësi i Manchester City-t
Eliaquim Mangala është emri më i fundit që kërkon të transferojë dyshja Marott-Ausillio. Mbrojtësi i Manchester City-t nuk po gjen hapsira te skemat e Guardiolës, teksa Interi kërkon ta marë si fillim në formë huazimi francezin, shkruan Albeu.com.

27 vjecari shihet si zevëndësusi ideal i Mirandës i cili kërkon të largohet. Mangalasë në fakt i skadon kontrata në fund të këtij sezoni dhe Interi mund ta transferojë atë falas në Qershor.

Mbrojtësi nuk bën pjesë në planete Pep Guardiolës aq sa ai ka filluar të lujë me të rinjtë e Manchester City-t. Ai gjithashtu dy vitet e fundit i ka kaluar në hazim te Valencia dhe Everton

Problem për Interin mbetet vetëm paga e lartë e mbrojtësit i cili fiton 7 milion euro në sezon tek Qytetarët.

Megjithatë ai është një garaci në mbrojtje për Interin teksa u ble në vitin 2014 për shifrën e 48 milion eurove nga Porto, dhe për Interin do të jetë një bast i fituar nëse arrin ta marë falas në qershor. /albeu.com.

Shtuar më 05/01/2019, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori