Idrizi mohon akuzat e biznesmenit turk: Jemi në gjyq, është lajm i sponsorizuar
Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka folur pas lajmit në mediat turke se ish-presidenti i Gallatasaray, Adnan Polat, e ka paditur në Prokurorinë e Stambollit.

“Është një lajm i sponsorizuar në mediat turke. Jemi në gjyq për blerjen e një kompanie. Ne jemi dy palë, thjesht kemi një marrëdhënie dhe do ta shikojmë. Ai që na ka paditur ka bërë detyrën e tij, tashmë do ta shikojmë në gjyq të vërtetën. Secila palë ka marrë avokatin e saj, të shohim çfarë do të vendoset”, ka thënë shkurtimisht Idrizi.

Ishte media e njohur turke, Hyrrjet ku theksonte se administratori i Flamurtarit, i ka kërkuar 3.5 milionë euro Adnan Polat, në mënyrë që ta ndihmonte për blerjen e një kompanie nafte në Shqipëri. /panorama/

Shtuar më 20/05/2020, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori