Idrizi sqaron përfundimisht çështjen Ronaldinho dhe Cassano
Sinan Idrizi flet për herë të parë në lidhje me dy emrat e mëdhenj të futbollit si Ronaldinho dhe Cassano. Numri një i klubit vlonjat ka qenë i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” teksa nuk ka lënë pa komentuar edhe zërat e ditëve të fundit.

“Kam pasur një kontakt me menaxherin e Ronaldinhos, por të dy lajmet, duke përfshirë edhe Casanon, janë shumë jashtë realitetit, nuk kam pasur asnjë kontakt me këta lojtarë. Unë dua të ndërtoj një markë dhe sjellja e një emri “big” është pjesë e ndërtimit të markës.

Megjithatë, nuk janë aspak të vërteta këto lajme që po dalin këto ditë. Unë takohem me menaxherë, shumë të tillë, por nuk është e lehtë të sjell lojtarë në Vlorë, me kushtet që kemi ne. Këto nuk janë ëndrra vere, por kanë qenë biseda vere.”
Shtuar më 09/01/2017, ora 09:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori