Idrizi: Votova Finon, por respektoj fituesin e zgjedhjeve
Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, kishte parashikuar një erë të re në FSHF, por ajo nuk erdhi. Zgjedhja e Dukës në krye të institucionit të futbollit në vend ishte vendimi i shumicës dhe Idrizi e respekton një gjë të tillë.

“Era e re erdhi, por ishte shterpë këtë herë, të presim që herës tjetër të mos jetë kështu. Është mendimi i shumicës, unë e urova Dukën për fitoren. Personalisht, edhe gjatë çdo ndeshjeje, në fitore dhe në humbje, uroj.

“Fitoi, ishte më i zoti, më i qartë, më i arsyeshëm. Duka bëri aritmetikë më të mirë. Vota jonë ishte kundër Dukës, ishte për Finon, por kjo nuk do të thotë se nuk do ta uroja Dukën. Mendimi i shumicës ishte që të vazhdohet me Dukën. Skanerin bëjeni ju. Çfarë problematikash kishte. Hajdari dha një shpjegim për shoqatat. Ne do të jemi Flamurtar për luftën kundër ilegalitetit dhe ekonomisë ilegale. Pjesa tjetër është që këta fituan. Ana ligjore është histori tjetër. Ka një votë, që u shpreh”, tha Idrizi.

“Flamurtari do të jetë ai që ka qenë, ndërsa unë ai që kam qenë. Ne nuk lëshojmë pe në të drejtën tonë, kundër ilegalitetit dhe pastërtisë sonë në futboll. Ne nuk zgjedhim armiq për inat të sime vjehrre. Nuk jemi nga ata që fshihemi dhe nga ata që në fushatë ikin nga fryn era, ne kemi qenë një votë kundër Dukës. E meritoi fitoren? Pjesa tjetër mbetet që të shihet nga koha”, ka përfunduar Idrizi. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2018, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori