IFFHS: 10 golashënuesit e vitit (FOTO LAJM)

Lionel Messi - 19 gola
2012 duket të jetë një vit i artë për ata lojtarë që konsiderohen si e tashmja dhe e ardhmja e Barcelonës. Bëhet fjalë pikërisht për yllin argjentinas Lionel Messin dhe talentin e ri të Santosit Neymar. Të dy lojtarët sipas Institutit Ndërkombëtar të Statistikës së Historisë së Futbollit(IFFHS) qëndrojnë në krye përsa i përket nomimit si golashënuesi më i mir i vitit në ndeshjet që zhvillojnë me klubet përkatëse në kompeticionet ndërkombëtare apo me përfaqësueset e tyre.

Messi qëndron në krye të klasifikimit duke lënë pas Neymar që me shumë gjasa do të jetë dhe shoku i tij i skuadrës në të ardhmen, pasi 20-vjeçari prej kohësh është vendosur nën radarët e Barcelonës.

24-vjeçari për momentin ndodhet në shifrën e 19 gola të shënuar gjithësej gjatë këtij viti me Barcelonën në kompeticionet europiane dhe në ndeshjet e zhvilluara me fanellën e përfaqësuese argjentinase, 9 prej të cilave i ka realizuar në Champios League dhe 10 me fanellën e kombëtares. Neymar ndodhet në kuotën e 16 golave, 3 më pak se Messi.

Në renditjen e IFFHS përveç dy lojtarëve amerikano-jugorë, gjëndet dhe fantazisti i Atletico Madrid, Radamel Falcao me 15 gola ndërkohë që Cristiano Ronaldo pozicionohet vetëm në vendin e 6 me 13 gola.

Një klasifikim ky që entuziasmon jo pak fansat e Barcelonës, pasi nwse ëndrra e shoqërisë katalanasve për të siguruar shërbimet e Neymar në të ardhmen do të bëhët realitet, atëherë të gjithë do të kenë mundësi të shohin së bashku dy golashënuesit më të mirë në botë për momentin. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2012, ora 13:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori