IFFHS: Më të mirët e 2012-s (FOTO LAJM)

Viktor Kassai - Arbitri më i mirë
Gjersa kampionatet evropiane janë drejtë fundit, Instituti Ndërkombëtar i Futbollit për Histori dhe Statistika ka publikuar më të mirët e vitit në botë.

Per IFFHS-në Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë, Iker Casillas portieri më i mirë në botë, Xavi mesfushori më i mirë, ndërsa Pep Guardiola trajneri i vitit.

Barcelona është shpallur skuadra më e mirë në botë për këtë vit. Gjyqtari më i mirë është vlerësuar gjermani Markus Merk ndërsa golashënuesi i vitit është shpallur estonezi Aleksander Cekualevs.

Me çmim special do të nderohet Francesco Totti, Chicharito, Harry Kewell dhe Eduardo Vargas. Uruguaj është kombëtarja më e mirë ndërsa trajneri i saj Oscar Tabrez si trajneri më i mirë i përfaqësueseve.

Cermonija gala do të mbahet të me 7 maj ndërsa do ta udhëheqë presidenti i IFFHS-së Mohammad Al Qassemi. /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2012, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori