IFFHS: Top 10 klubet e muajit (FOTO LAJM)

Barcelona (SPA)
Si gjithmonë Barcelona në krye të futbollit botëror. Edhe pse sezonin e fundit nuk fituan as Champions League dhe as La Liga, katalanasit janë në krye të klasifikimit të IFFHS (Insituti i Histoprisë dhe Statistikave në Futboll) për periudhën 1 maj- 1 qershor 2012.

Blaugranat janë në vend të parë me 365 pikë. Pas tyre vijnë kilenët e Universidad de Chile me 326,5 pikë dhe në vend të tretë Real Madrid me 295 pikë.

Në top-10 bie në sy prania e 4 skuadrave spanjolle, vetëm 1 gjermane dhe angleze dhe 4 të tjerat nga Amerika e Jugut.

Nga Serie A e para është Napoli në vendin e 15-të, Milan i 18-ti, Juventus i 58-ti dhe Inter i 62-ti. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2012, ora 15:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori