Igli Tare e pranon se kanë marrë një ofertë për Milinkovic-Savic
Drejtori i Lazios Igli Tare konfirmon se ata kanë marrë një ofertë me vlerë prej 70 milionë euro për Sergej Milinkoviç-Savic por në fund e kanë refuzuar.

Mesfushori serb është bërë një objektiv i Manchester Unitedin, Real Madridin, Juventusin dhe Paris Saint-Germain.

"Gjatë verës morëm dhe hodhëm poshtë një ofertë prej 70 milion euro për Milinkoviç-Saviç", tha drejtori i sportiv i Lazios për Mediaset Premium.

"Duam ta bëjmë Lazion një klub ku duan të vijnë lojtarët e jo t’i rrisim për klubet e mëdha. Kemi edhe shumë punë për të bërë, por ky është objektivi ynë.

"Ekipi u ndërtua për të arritur objektiva të caktuara dhe prej tani deri në fund të sezonit, nuk do të ketë më distractions të tregut të transferimit. Thashethemet në media janë pjesë e profesionit dhe ju duhet të mësoni të jetoni me ta.

"Ne duam të fitojmë Kupën e Italisë dhe të kualifikohemi për në UEFA Champions League. Ne nuk do të zhgënjejmë në Europa League, por objektivi parësor duhet të jetë një top katër në Serie A." përfundoi Tare. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2018, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori