Igli Tare fillon punën për goditjen e radhës
Igli Tare
Fabian Ruiz është synimi i radhës për Igli Taren. Ai e ka shënjestruar talentin e Real Betisit si goditjen e ardhshme për mesfushën bardhekaltër.

Spanjolli 21-vjeçar mund të luajë pas sulmuesve, por edhe si sulmues krahu. Tare ka kontaktuar me menaxherin e fantazistit spanjoll por duhet të bëjë llogaritë edhe me Stoke City-n, që po bisedon me Real Betis për të ardhmen e futbollistit.

Vlera e lojtarit aktualisht është 12-13 mln euro, por në verë nga ofertat e shumta Betis mund të kërkojë edhe 20 mln Euro./albeu.com/
Shtuar më 06/03/2018, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori