Igli Tare i rinovon kontratën dy yjeve të Lazios
Igli Tare vazhdon të impresionojë me lëvizjet e tij te skuadra e Lazios. Pas nënshkrimit me disa futbollistë cilësorë, tashmë është radha e rinovimeve. Ku ka më mirë se sa me skuadrën bardh e kaltërt të rinovonin dy xhevahirët e saj, Ciro Immobile dhe Sergej Milinkoviç Saviç.

Të dy lojtarët kanë zgjatur kontratën deri në vitin 2023. Lajmi u konfirmuar përmes një komunikate në uebsajtin zyrtar të Lazios. Nga kontrata e re, Immobile do të përfitojë 3.2 mln euro në sezon, ndërkohë që Saviç 3 mln. Kujtojmë që të Saviç ishte një ndër lojtarët më të kërkuar në merkaton e verës.

Presidenti i skuadrës, Klaudio Lotito kërkoi plot 120 mln për shërbimet e tij, shifër kjo që frenoi interesimin e skuadrave big të Europës. /albeu.com/

Shtuar më 01/10/2018, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori