Igli Tare: Interi bëri një lojë të pisët
Drejtori i Lazios, Igli Tare, ka deklaruar se Interi bëri një lojë të pisët për të marrë Stefan de Vrij.

“Disa kanë bërë një lojë të pisët dhe e pamë se si kanë përfunduar,” shprehet drejtori sportiv për “Mediaset Premium”.

Ai është pyetur nëse e kishte fjalën për lajmin se De Vrij kishte nënshkruar tashmë për Interin, teksa kontrata e tij te Lazio skadon më 30 qershor.

“Duke parë që lajmi ka dalë 10 ditë përpara fundit të sezonit, një javë përpara përballjes kokë më kokë, mund të ishte shmangur. Mund të ishte bërë publike në fund të sezonit, ose disa javë më parë. Nuk e di nëse ka qenë klubi, një agjent apo gazetat, por është diçka që nuk e kemi bërë ne.

“De Vrij na ka dhënë aq shumë gjatë këtyre viteve dhe meriton të largohet me respekt. Ai ka fituar shumë gjatë këtyre katër viteve të fundit. Nuk kemi dyshuar kurrë te profesionalizmi i tij”, përfundoi Tare. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2018, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori