Igli Tare: Jemi të interesuar për Valon Berishën
Drejtori i Lazios, Igli Tare, foli pak minuta para fillimit të ndeshjes Lazio - Salzburg, teksa zbuloi se po ndjek me interes mesfushorin shqiptar, Valon Berisha, i cili luan për skuadrën austriake.

“Më vjen mirë që ka kaq shumë tifozë sonte. Është shumë e rëndësishme që të krijojmë atmosferë të tillë, jo vetëm në Europë, por edhe në kampionat. Salsburgu është skuadër simpatike me lojtarë mjaft të talentuar. Jemi duke ndjekur prej kohësh Valon Berishën, pasi është një profil interesant për skuadrën tonë”, deklaroi Tare.

Kujtomë që në minutën e 30-të, Valon Berisha, ndëshkoi Strakoshën nga pika e bardhe e penalltisë, duke vendosur baraspeshën. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2018, ora 00:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori