Igli Tare, "peshkaqeni" i talenteve ne Itali
Pëlqej
Gazeta italiane "Il Messaggero" i ka kushtuar një intervistë të veçantë drejtorit sportiv më të mrië të Serie A, Igli Tares.

E përditshmja "Calciomercatos", Tare e nisi karrierën si delfin e tashmë është shndërruar në një peshkaqen i madh në futbollin italian.

Klasifikimi i lazios në Serie A i dedikohet edhe shqiptarit që ka mundur të afrojë futbollistë cilësorë dhe me kualitet të lartë në skuadër.

Edhe pse kontrata e tij është drejt përfundimit, rinovimi është çështje formale. Tare ka treguar për besimin e dhënë nga presidenti Lotito, atëherë kur të gjithë e shihnin me dyshim të veshur me kostum e kollare prej zyrtari.

Prej 10 vitesh në rolin e drejtorit sportiv të ekipit, Tare cilëson si afrimin më të sukseshëm futbollistin Sergej Milinkoviç Saviç, për të cilin thotë se është një nga të rinjtë më të mirë në qarkullim. Por nga ana tjetër i ka mbetur peng që nuk mundi të merrte tek Lazio Edinson Cavanin nga Palermo. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori