Igli Tare në krye të FSHF-së? Drejtori i Lazios përgjigjet vetë
Pëlqej
Igli Tareështë pyetur nëse a do të kthehet ai një ditë në Tiranë për të sjellë këtë eksperiencë që po merr tek Lazio kun së fundmi është vlerësuar si drejtori sportiv më i mirë në Iali..

Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, ish-sulmuesi kuqezi ka folur për planet e tij, duke lëshuar akuza të forta për ndeshjet e paracaktuara të kampionatit shqiptar. Ndërkohë që ka kërkuar ndryshime në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit.

I pyetur se cilat janë objektivat e tij për të ardhmen, pas arritjeve si futbollist dhe tash si drejtor i një klubi si Lazio, ai ka thënë se gjithmonë mendon për diçka më shumë.

“Objektivat janë gjithmonë pa limit. Ajo që duket e paarritshme, falë punës bëhet gjithmonë e arritshme. Do të kisha shumë dëshirë që ta ngrija nivelin e kësaj skuadrës për të arritur objektivat tonë që të shkojnë në Ligën e Kampionëve dhe mbi të gjitha për të luftuar këtë vit në Ligën e Evropës. Për të qenë protagonistë këtë vit dhe ndoshta edhe për ta fituar”, është shprehur ai.

“Për të ardhmen, ndoshta po. Për momentin jo, sepse e ndjej veten akoma shumë të lidhur me fushën, me skuadrën, me futbollin e përditshëm. Kjo është diçka që më mban gjallë. Një ditë do të doja më shumë dëshirë që ta jepja kontributin edhe për futbollin shqiptar” tha Tare për shanset që ai ka për të drejtuar një ditë FSHF-në.

“Ajo që ka nevojë futbolli shqiptar është fakti që duhet të bëjë një ndryshim. Do të ishte shumë gjë e mirë për futbollin shqiptar në drejtimin e federatës. Nuk kam asnjë lloj polemike, por është diçka që do ta ndihmonte shumë edhe si lëvizje” ishin këshillat e tij për drejtuesit aktual të futbollit shqiptar.

“Ndoshta me figura të reja që kanë motivim dhe dëshirë për ta çuar akoma më lart punën e njerëzve që kanë punuar deri më sot. Do të ishte diçka pozitive”. përfundoi ish-sulmuesi i Kombëtares. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2017, ora 10:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori