Igli Tare nuk ndalet, sjell një tjetër shqiptar tek Lazio
Pëlqej
Igli Tare vazhdon të pasurojë klubin e Lazios me shqiptarë. Sot, tek ekipi i të rinjve të klubit kryeqytetas, ka ardhur edhe shqiptari i lindur në Pistoia, Galip Arapi, mesfushor vetëm 17-vjeç.

Arapi ka lindur në Itali, por ka zgjedhur që të përfaqësojë kombëtaren kuqezi.

Tek ekipi i të rinjve, ndërkohë janë edhe disa lojtarë të tjerë me origjinë shqiptare, portieri Marko Alia, mbrojtësi Serxho Kalaj, si dhe sulmuesit Beli Lukaj dhe Progon Maloku.

Shtuar më 14/08/2018, ora 21:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori