Igli Tare pazar në Francë, pikëton mesfushorin brazilian
Pëlqej
Drejtori sportivi i Lazios, Igli Tare ishte vënë prej kohësh në kërkim të një lojtari cilësor për ekipin ku ai punon.

Duket se tashmë është një emër konkret në mendjen e Tares. Është braziliani Thiago Mendes Ribeiro i cili shikohet nga shqiptari si një lojtar që mund të blihet dhe të shitet në të ardhmen për një shumë të madhe.

Ndoshta mund të mendojnë se ky lojtar nuk vlen ashtu si mendohej dhe për Milinkoviç-Saviç por ishte Tare ai që e zbuloi. Ndërkohë lotjari luan në Francë ku ka luajtur 31 ndeshje duke shënuar 3 gola dhe duke dhënë 4 asist. Nëse Lazio do të blejë lojtarin do ti duhet të paguaj plot 17 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 23/07/2018, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori