Igli Tare peshkon edhe një tjetër talent shqiptar, bëhet fjalë për një sulmues 18-vjeçar
Igli Tare vazhdon gjuetinë e zbulimeve të talenteve shqiptarë. Drejtori sportiv i Lazios ka zyrtarizuar një tjetër afrim për të ardhmen. Bëhet fjalë për talentin shqiptar Progon Maloku.

Sulmuesi i cili u rrit në akademinë e Bayern Munich ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare me skuadrën kryeqytetase dhe do të kalojë te skuadra e primaverave që drejtohet nga trajneri Bonati.

Maloku është vetëm 18-vjeç dhe është një talent premtues që pritet të shpërthejë te skuadra e Lacios. Kujtojmë që sulmuesi ka qenë i grumbulluar me Shqipërinë U-18 dhe U-19. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2018, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori