Igli Tare pikëton mbrojtësin e Bayernit si zëvendësues i De Vrij
Lazio mbeti jashtë Champions Leagues për sezonin e ardhshëm, por drejtuesit kanë nisur nga puna për të krijuar një ekip akoma më të fortë për sezonin tjetër.

Drejtori sportiv Igli Tare ka piketuar një mbrojtës që do bëjë të harohet shpejt De Vrij i larguar te Interi.

Sipas mediave italiane, Tare është në tratativa për të sjellë në Romë mbrojtësin e Bayernit, Holger Badstuber.

Kontrata e 29 vjeçarit përfundon këtë verë dhe drejtuesit kërkojnë që ta marrin lojtarin me parametra zero.

Kujtojmë që Badstuber është fitues i Champions League me Bayernin, por edhe i tripletës në vitin 2013- të. /albeu.com/
Shtuar më 28/05/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori