Igli Tare "shqiptarizon" Lazion, talenti i kombëtares drejt kryeqytetit italian (FOTO LAJM)
Igli Tare vijon të hedh sytë nga talentet shqiptarë.

Pasi transferoi futbollistë si Lorik Cana, Thomas Strakosha, Riza Durmishaj apo dhe Sergio Kalaj, drejtori sportiv i Lazios synon një tjetër prurje nga kombëtarja shqiptare. Sipas portalit të njohur "Alfredopedulla.com", ish-bomberi i tares">kombëtares kuqezi ka vënë në krye të dëshirave emrin e talentit më të ri të Shqipërisë.

Bëhet fjalë për Angelo Ndrecka, të cilin kërkon ta shkëpusë nga skuadra Primavera e Chievos. Lojtari i tares">kombëtares U-21 të Shqipërisë është vetëm 19 vjeç, por debutimi i tij ndaj SPAL në Seria A si dhe performanca në kampionatin e të rinjve i ka tërhequr vëmendjen Tares, që e kërkon që në këtë merkato.

Bastet e Tares kanë qënë të suksesshme gjithmonë dhe një gjë të tillë shpreson ta bëj edhe me bashkëkombasit.
Shtuar më 16/07/2019, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori