Igli Tare zbulon planet te Lacio, ja çfarë i ka kërkuar Simone Inzagit
Ndryshe nga një sezon me probleme siç ishte ai që u mbyll për Lacion, drejtuesit e klubit duket se i kanë idetë e qarta se çfarë duan për sezonin e ri. Dhe këtë e pohon Igli Tare, drejtor sportiv i Lacios.

Në një prononcim për “Premium Sport”, para ndeshjes ndaj Juventusit, Tare ka premtuar lëvizje të tjera në merkaton, paçka se kanë mbetur edhe pak ditë nga fundi i muajit, shkruan Panorama.

“Çështja Keita? Ka një kontratë për dy vitet e ardhshme. Është rritur këtu, ka bërë një ecuri të rëndësishme. Kjo shoqëri ia njeh vlerat, ashtu siç ai duhet të njohë ato që shoqëria ka bërë për të. Ka ende 4 ditë në merkato, e dimë vlerën që ka Keita”,¬ka thënë Tare, ndërsa ka shtuar se bisedimet me Dirar, nuk lidhen me të.

Dirar është një futbollist që karakteristikat e duhura për këtë skuadër, që unë e ndiqja prej kohësh, por kjo varet nga merkato dhe nuk e fsheh që janë lojtarë që tjetër që po i ndjekim”,¬ka thënë Tare./Albeu.com/


Shtuar më 27/08/2016, ora 20:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori