Ikardi kthehet në çështje te Inter, zbuloni arsyen
Pëlqej
Skuadra e Interit po zhvillon një sezon fantastik pasi numëron plot 6 fitore radhazi. Pavarësisht se i gjithë ambienti zikaltër është i fokusuar në kampionat, kurrsesi nuk mund të lihej mënjanjë çështja e kapitenit, Mauro Ikardi.

Argjentinasi nuk ka rinovuar ende kontratën dhe drejtori sportiv, Piero Ausilio beson se palët do të arrijnë shumë shpejt një marrëveshje. Për pagën duket se palët kanë rënë dakord, por çështja që po diskutohet është klauzola për prishjen e kontratës. Një gjë është e rëndësishme për tifozët zikaltër, që kapiteni Mauro Ikardi i qëndron besnik Interit. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2018, ora 09:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori