“Ikardi nuk e meriton shiritin e kapitenit”
ikardi45
Ish-trajneri i Interit, Frank De Boer ka theksuar se Mauro Ikardi nuk është personi ideal për të mbajtur shiritin e kapitenit te zikaltërit. Sipas tij, argjentinasi është tepër i talentuar, por shiriti i kapitenit duhet ti shkojë dikujt tjetër.

“Kur isha trajner i Interit, e prita mira lajmin që Ikardi do të mbante shiritin e kapitenit. Të them të drejtën nuk mendoja se Ikardi ishte personi i përshtatshëm për kapiten. Ai nuk është i përshtatshëm për kapiten, vlen të përmendet zënka e tij me tifozët para disa vitesh. Mendoj që lideri më i madh në atë ekip është portiere Samir Handanoviç”, tha Frank De Boer. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2018, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori